Dërgesa dhe transporti
Përditësuar më 2 nëntor 2026
Porositë i dërgojmë deri te adresa që shënoni gjatë porosisë, në këto shtete:
- Kosovë
- Maqedoni të Veriut
- Shqipëri
Kostoja e transportit
Kostoja e transportit varet nga adresa e dërgesës. E shihni në shportë dhe në arkë, para se ta konfirmoni porosinë, pa kosto të fshehura.
- Kosovë: 2.00 €, falas për porositë mbi 40.00 €
- Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut: 5.00 €, falas për porositë mbi 100.00 €
Afati i dorëzimit
Porosinë e përgatisim dhe e dërgojmë sa më shpejt pasi ta pranojmë. Nëse ndonjë produkt vonohet, ju njoftojmë në telefonin ose email-in e porosisë.
Sipas Ligjit nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, porosia dorëzohet jo më vonë se 30 ditë nga dita e porosisë, përveç nëse jemi marrë vesh ndryshe me ju.
Pagesa
Paguani me para në dorë kur ta pranoni porosinë. Nuk kërkohet asnjë pagesë paraprake dhe asnjë kartë bankare.
Pranimi i porosisë
Kontrollojeni pakon para korrierit. Nëse paketimi është i dëmtuar ose mungon diçka, shënojeni te korrieri dhe na kontaktoni sa më shpejt.
Mund ta ktheni produktin brenda 14 ditëve pa dhënë arsye. Shihni kthimet dhe rimbursimet.