Kthimet dhe rimbursimet

Përditësuar më 2 nëntor 2026

Sipas Ligjit nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, produktet e blera online mund t'i ktheni brenda 14 ditëve, pa dhënë arsye.

Afati 14-ditor

Afati fillon ditën kur ju, ose dikush që e caktoni (jo korrieri), e pranoni produktin. Kur produktet e një porosie vijnë veç e veç, afati fillon ditën kur pranoni produktin e fundit.

Si ta ktheni një produkt

  1. Brenda 14 ditëve, na njoftoni me telefon, WhatsApp ose me shkrim se doni ta ktheni produktin. Shënoni numrin e porosisë dhe produktin. Nuk keni nevojë të jepni arsye.
  2. Brenda 14 ditëve nga njoftimi, na e dërgoni ose na e sillni produktin në adresën më poshtë.
  3. Ne ju rimbursojmë, si më poshtë.

Na njoftoni dhe kthejeni produktin te:

Rimbursimi

  • Ju kthejmë të gjitha pagesat për produktin, përfshirë koston e dërgesës standarde, jo më vonë se 14 ditë nga dita kur na njoftoni.
  • Meqë porositë paguhen me para në dorë, rimbursimin e bëjmë me para në dorë, ose me transfer bankar nëse jeni dakord.
  • Rimbursimin mund ta mbajmë derisa ta marrim produktin, ose derisa të na tregoni dëshminë se e keni dërguar.

Kostoja e kthimit dhe gjendja e produktit

  • Kostoja e drejtpërdrejtë e dërgimit të produktit mbrapsht është e juaja. Për produktet e rënda ose të mëdha, që nuk dërgohen me korrier të zakonshëm (p.sh. kaldajat, radiatorët ose materialet në thasë), kjo kosto mund të jetë më e lartë se dërgesa; para se ta ktheni, ju tregojmë sa kushton nëse e organizojmë ne transportin.
  • Produktin mund ta shikoni dhe provoni si në dyqan. Përgjigjeni vetëm për uljen e vlerës nga përdorimi përtej asaj që nevojitet për të parë natyrën, karakteristikat dhe funksionimin e tij.
  • Ktheni produktin me të gjitha pjesët, aksesorët dhe dokumentet, dhe kur është e mundur në paketimin origjinal.

Kur nuk vlen e drejta e kthimit

  • Produktet e bëra ose të prera sipas kërkesës suaj, p.sh. materialet e prera me masë.
  • Produktet që prishen ose skadojnë shpejt.
  • Produktet e mbyllura që nuk kthehen për arsye shëndetësore ose higjienike, nëse i keni hapur pas dorëzimit.
  • Produktet që pas dorëzimit janë përzier në mënyrë të pandashme me sende të tjera, p.sh. materialet e përziera.
  • Softueri i mbyllur, nëse vula është hapur pas dorëzimit.

Formulari i tërheqjes

Mund të na njoftoni me fjalët tuaja, ose të na dërgoni këtë tekst (me email ose WhatsApp), të plotësuar:

Për: PREMIUM BAU GROUP L.L.C.

Me këtë ju njoftoj se tërhiqem nga kontrata për blerjen e produktit të mëposhtëm:

  • Produkti: …
  • Numri i porosisë: …
  • Porositur më / pranuar më: …
  • Emri dhe mbiemri: …
  • Adresa: …
  • Data: …